Admirali i ushtrisë izraelite: Plani i Iranit dështoi NULL NULL 14.04.2024 19:46 14.04.2024 19:46 Admirali i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari; Foto: Sky News; Admirali i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e nis konferencën e tij për shtyp duke njoftuar se rregullat e Komandës së Frontit të Brendshëm të vendosura mbrëmë do të vazhdojnë edhe këtë mbrëmje. Ai vlerëson përgjigjen nga “aleanca rajonale” e cila ndihmoi në uljen e 99% të municioneve të gjuajtura nga Irani në Izrael. Rreth 350 raketa dhe dronë, me peshë rreth 60 tonë, u qëlluan në Izrael mbrëmë, thotë ai. “Plani i Iranit dështoi. Vetëm disa raketa arritën të hynin në hapësirën ajrore izraelite dhe shkaktuan disa dëmtime shumë të lehta në infrastrukturën e kësaj baze të Forcave Ajrore”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.