Adidas bëhet sponsori i ri i Kombëtares së Kosovës, zbulohen fanellat e reja NULL NULL 05.02.2026 15:52 05.02.2026 15:52 Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar Adidasin si sponsorin e ri teknik të Kombëtares së Kosovës në futboll. Bashkëpunimi me kompaninë gjigante shënon një hap të rëndësishëm për Kombëtaren “Dardane”, duke e vendosur atë në një nivel më të lartë profesional, transmeton Klankosova.tv. Fanellat e reja janë zbuluar sot të dizajnuara nga Adidas, të cilat ruajnë ngjyrat tradicionale të Kosovës dhe përfshijnë elemente moderne.