Ademi para futbollistëve: Së bashku ta jetësojmë ëndrrën për "EURO 2024" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ademi para futbollistëve: Së bashku ta jetësojmë ëndrrën për “EURO 2024”

NULL NULL
21.03.2023 10:43
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për “EURO 2024”, ka vizituar futbollistët e “Kombëtares A” në ditën e tyre të parë të grumbullimit për t’u dhënë mbështetjen drejt kualifkimit.

Në fjalimin e mbajtur para futbollistëve, Ademi shfaqi besimin në këtë grup të lojtarëve duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup, njofton Klankosova.tv.

“Po thuajse të gjithë ju, tashmë jeni në situata shumë stabile në klubet tuaja, keni kontrata të favorshme, shumica prej jush keni minuta të konsiderueshme në ekipet ku luani, prandaj kërkoj nga ju që gjatë vitit 2023, prioritetin ta keni te Kosova dhe që së bashku ta jetësojmë ëndrrën që e kemi që shumë kohë, e që është kualifikimi në Kampionatin Evropian”.

“Ju tashmë keni edhe përvojën sepse jeni në një moshë të pjekur dhe keni rastin ideal për të arritur këtë qëllim që do të sjellte lumturi e krenari të pakrahasueshme tek gjithë populli ynë. Keni kualitet, keni përvojë, keni nivel, ajo çfarë duhet të bëni është të angazhoheni maksimalisht, të mbështeteni në forcën e grupit, të tejkaloni interesat e ngushta personale dhe të fokusoheni tek suksesi ynë i përbashkët”, ka theksuar presidenti Ademi para futbollistëve.

Sot ekipit i është bashkuar edhe një nutricionist anglez, që është pjesë e klubit të Arsenalit dhe që do të jetë me kombëtaren kosovare gjatë ditëve në vijim për të përmirësuar edhe më tej kujdesin e të ushqyerit të futbollistëve.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.