Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adem Demaçi në odë të Drenicës, këshillonte pjesëtarët e UÇK-së (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2018 12:35

Veprimtari shqiptar, Adem Demaçi gjatë kohës së luftës kishte dhënë këshilla edhe për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, momente të cilat janë ndarë përmes një videoje.

Demaçi atë botë, ishte mysafir në një odë burrash në shtëpinë e dëshmorit Rasim Kiçina në fshatin Baicë të Drenicës, njofton Klan Kosova.

”Kur duhet të luftojmë, le të luftojmë. Kur duhet të ndalemi, le të ndalemi. Edhe paqen po mundoheni ta forconi, në qoftë se Serbia merr vesh që bota është në gjendje ta detyrojë Serbinë, për t’ju ndihmu shqiptarëve – jemi të gatshëm menjëherë t’i lëmë armët, e ta kapim punën”, ishte një nga këshillat e bacës Adem.

”Serbia s’mundet me mbledh mend shpejt, me heq dorë prej ambicieve me marrë Kosovën, por ne jemi të gatshëm. Duhet të punojmë me të gjitha forcat për paqe. Nëse Serbia përsëri fillon ofensivë e luftë kundër nesh, ne duhet të mbrohemi. Këtë ta mbani mend. T’u largoheni çdo urrejtjeje e shovenizimi dhe ato janë dobësi. Nuk kemi llogari të punojmë punë të këqija si regjimi serb”.

”Duhet të fitojmë me dashuri, vullnet, këmbëngulësi, trimëri, drejtësi se s’kemi kohë me humb. S’kemi kohë me u merr me vetëvetën. Prandaj edhe këtë detyrë që na shpreh historia me luftu për lirinë tonë e pranojmë.

”Bota ka nevojë për popullin shqiptar, si popull shqiptar”, dëgjohet ndër të tjera të ketë thënë Demaçi para dëshmorëve Besim Mala, Sokol Elshani, Pal Palucaj dhe  ish luftetarëve të UÇK-së: Jahir Demaku , Imer Xhemajlaj, Ferid Berisha e Fadil Demaku, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme