Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adelina flet për të birin: Ka filluar të përlahet me mua – dhemb me i pa të metat e tua te fëmija (VIDEO)

NULL NULL
05.07.2025 19:25

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili sonte për emisionin “Prive Klan Kosova” ndër të tjera ka folur edhe për djalin saj.

Ajo tregoi se kujt i ka ngjarë ai, derisa në një moment u shpreh se dhemb t’i shohësh të metat e tua te fëmijë.

Adelina gjithashtu tregoi edhe se kush e llaston më shumë djalin, derisa tha se tashmë kanë filluar përlarjet mes tyre.

“O Zot sa dhemb me i pa të metat e tua në fëmijën tënd, e sheh çfarë poshterësie ke qenë, edhe je. Më ka thënë mami ka me tu kthy gjithçka edhe gjithçka po më kthehet”.

“I ka disa gjëra prej meje, me eksperimentu me flokë, me vathë, me veshje, me i prek limitet deri ku mund të shkojë, ka shumë gjëra prej Valit, ka prej krejtve ngapak, është njëfar kombinimi i mirë”.

“Krejt e lazdrojnë, edhe Vali, për tezet s’po flasim, deri në fund, gjëra të çmendura, jam e vetmja që mundohem ta ulë për toke”.

“Përlarjet më të mëdha i ka me mua, ka filluar të përlahet me mua”, u shpreh tutje Adelina Ismaili./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.