Adele drejt realizimit të një dokumentari, do të shfaqë jetën e saj private NULL NULL 15.07.2022 23:24 15.07.2022 23:24 Adele është duke punuar në një dokumentar që do t’u japë fansave një mundësi për të parë disa momente nga jeta jashtëzakonisht private e këngëtares. Dokumentari pritet të shfaq karrierën e saj dhe gjithashtu mënyrën sesi këngëtarja ballafaqohet me famën. Detaje të mëtejshme, duke përfshirë datën e publikimit, ende nuk janë zbuluar. Dokumentari thuhet se po realizohet pasi që Adele ndihet ende fajtore për anulimin e koncerteve të saj në Las Vegas. “Adele ndjen se i zhgënjeu fansat me mënyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit, veçanërisht shtyrja në minutën e fundit të rezidencës së saj në Las Vegas, dhe e sheh këtë si një mënyrë për të kompensuar atë”, tha një burim për The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ylli britanik, e cili është në lidhje me agjentin sportiv amerikan, Rich Paul, është jashtëzakonisht private, gjë që e bën lajmin për dokumentarin edhe më emocionues për fansat. Në një intervistë në Graham Norton Show në shkurt, Adele tha se po përpiqej të lirohej nga të qenit kaq private dhe madje tha se mund të dëshironte të kishte një fëmijë tjetër. Për momentin ajo ka një djalë 9-vjeçar.