Adel edhe këtë vit më e paguara në Britani (VIDEO) NULL NULL 30.10.2018 17:19 30.10.2018 17:19 Këngëtarja Adel vazhdon të mbetët këngëtarja më e paguar në Britani të Madhe. Ylli i “Hello” vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit në revistën “Heat” për të tretin vit radhazi. Në vitin 2017, Adel, ka grumbulluar 10 milionë euro vetëm nga shitjet diskografike, ndërsa koncertet i kanë dhënë plot 47 milionë euro. Ed Sheeran është renditur i dyti, në ndryshim nga viti 2017 kur ishte në pozicionin e tretë. Kantautori 27-vjeçar e ka shtuar pasurinë e tij nga 65 milionë në vitin 2017, në 105 milionë, vetëm falë shitjeve të albumit të tij të tretë (6 milionë kopje të shitura) dhe nga shitja e biletave gjatë koncerteve të zhvilluara nëpër botë, që i kanë shtuar edhe 2 milionë euro të tjera. Ndërkohë, Daniel Radcliffe renditet në vend të tretë për herë të parë në këtë klasifikim, me një pasuri që i përafrohet 97 milionë eurove, pjesën më të madhe të të cilave e ka fituar gjatë personazhit të tij në sagën “Harry Potter”. klankosova.tv