Vjen edhe dita e fundit e Dokufestit të sivjetmë, këta filma shfaqen sot NULL NULL 14.08.2021 10:51 14.08.2021 10:51 Sot është dita e fundit e festivalit të mirënjohur kosovar të filmit, Dokufest. Pas tetë ditësh, organizatorët do t’ia vënë siparin edicionit të parë të festivalit të mbajtur në kohë pandemie. Në pesë kinematë e shpërndara në Prizren edhe sot sdo të shfaqen një mori filmash. Në Dokukino shfaqen filma si “Dawson City: Frozen Time”, “Radiograph of a Family”, “Reconcilliation” e “Leviathan”. Në “Lumbardhi Indoor” do të jepen filmat “Black Sun”, “Bellum – The Daemon of War”, “Dur Gur Mur”, “I Have Never Been on a an Airplane”, “Mardhë”, “Survival and School”, “The White Sheets”, “Bloody Nose, Empty Pockets”. Ndërkaq në Lumbardhi Bahçe do të mbahet ceremonia mbyllëse teksa te Kino Lumi do të ndahen çmimet e festivalit.