Acerbi e humbet Evropianin NULL NULL 30.05.2024 18:32 30.05.2024 18:32 Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi është detyruar të largohet nga skuadra e Italisë për Euro 2024 për shkak të lëndimit, kështu që qendërmbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, është thirrur në vend të tij. Grupi do të mblidhet në terrenin stërvitor të Coverciano të premten për të filluar punën drejt turneut në Gjermani. Luciano Spalletti kishte thirrur një listë të gjatë prej 30 lojtarësh, e cila do të duhet të zvogëlohet në 26. Acerbi ishte përfshirë pasi fitoi Scudetto dhe Superkupën e Italisë me Interin këtë sezon, por një deklaratë në faqen e internetit të FIGC konfirmon se ai është dashur të tërhiqet për shkak të lëndimit. Raportohet se ai do të ketë një operacion të premten për të zgjidhur plotësisht rastin për fillimin e sezonit të ardhshëm. Spalletti ka vënë në gatishmëri mbrojtësin e Juventusit, Gatti dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të thirret për t’iu bashkuar të tjerëve apo jo. Italia në fazën e grupeve do të përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Skuadra e Italisë për EURO 2024 Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham); Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter) , Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta); Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolo Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino); Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaaraëy (Roma), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).