Abraham, heroi i Milanit kundër ish-klubit – i çon në gjysmëfinale të kupës NULL NULL 05.02.2025 22:57 05.02.2025 22:57 Milani e ka mundur Romën, 3:1 në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Tammy Abraham shënoi dygolësh kundër ish-klubit të tij që në pjesën e parë. Anglezi fillimisht realizoi në minutën e 16-të, e pastaj në të 42-tën. Në të dyja rastet ai u asistua nga Theo Hernandez. Në pjesën e dytë, dy transferet e reja të Milanit, Santiago Gimenez dhe Joao Felix kombinuan për 3:1 në minutën e 72-të, pasi në minutën e 54-të, Artem Dovbyk e kishte ngushtuar epërsinë. Kuq e Zinjtë në gjysmëfinale takohen me fituesin e përballjes Lazio-Inter.