Abelard Tahiri infektohet me Covid-19 NULL NULL 13.07.2020 13:53 13.07.2020 13:53 Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është diagnostifikuar pozitiv me Covid-19. Ai ka thënë se është mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit, njofton Klan Kosova. “Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend. klankosova.tv