Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdullahu: Për 6 muaj do të mblidhen dëshmi për fëmijët e vrarë gjatë luftës (VIDEO)

NULL NULL
16.03.2023 18:42
Abdullahu - UP

Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Prishtinës, këtë të enjte nënshkruan një marrëveshje e cila ofron kapacitetin profesional të UP-së për të realizuar një fazë të projektit për konsultimin dhe memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Në lidhje me këtë, ka folur historiani Durim Abdullahu, i cili tha se fjala është për një fazë gjashtë mujore, që nis nga sot, e që pritet të zhivllohen deri në 200 intervista gojore me fëmijë të mbijetuar, familjarë të fëmijëve të vrarë, dëshmitarë e persona të tjerë relevantë.

“Një pjesë të mirë të kontakteve, përkatësisht të adresave e të burimeve të informacionit për këto histori ne vec i posedojmë, por për ta lehtësuar punën e për faktin që mund të ketë njerëz që ne nuk i njohim, ose s’kanë ardhur në shprehje në publik, Ministria e Kulturës sot ka vënë në dispozicion dy mënyra të kontaktit”.

“Njëra është me anë të email adresës – memoriali@rks-gov.net e një numër telefoni 046 – 222 – 006, ku mund të telefonojnë ose të shkruajnë email të gjithë ata që në çfarëdo mënyre mund të jenë të lidhur me këto trashëgimi të luftës në Kosovë. Qofshin ata prindër, familjarë, të njohur, fqinjë që janë vrarë gjatë luftës, zhdukur apo që kanë vdekur gjatë luftës si pasojë e kushteve të luftës”, është shprehur Abdullahu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës po realizon një projekt të mirëfilltë e që sipas tij është projekt institucional.

“Edhe historia edhe trashëgimia e luftës në Kosovë nuk është trajtuar në mënyrë profesionale deri sot. Nuk është shkencëruar historia dhe mënyra se si është trajtuar trashëgimia e luftës në Kosovë, ne jemi një shoqëri që fle mbi trashëgiminë e luftës”, u shpreh Abdullahu, njofton Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.