Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdullahu: Është stërkequr mentaliteti – s’po prish punë nëse t’i thonë 100 të zeza (VIDEO)

NULL NULL
03.08.2020 18:27
“Sot të jesh korrekt në Kosovë, të jesh i përmbajtur, është shumë e vështirë të biesh në sy për të mirë”.

Analisti politik, Faton Abdullahu, duke folur për reagimin qe deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila e bëri ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti pasi ky i fundit e konfirmoi se është infektuar me COVID-19, ka thënë se në Kosovë është stërkequr mentaliteti.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se sot po bëhet modë dhe s’po prish punë nëse dikush t’i thotë 100 të zeza, pasi sipas tij nuk ndëshkohet.

“Varet se prej çfarë bindjeve është nisur [Mimoza Kusari Lila] kur e ka thënë atë. Kemi të bëjmë me një mentalitet të përhapur gjithandej. Ne tash që po flasim këtu, nëse hyhet dhe shikohet se çarë thonë për neve sa jemi këtu, do të befasohemi për keq. Një pjesë e tyre marrin mundin që të interpretojnë në forma të ndryshme”.

“Sot të jesh korrekt në Kosovë, të jesh i përmbajtur, është shumë e vështirë të biesh në sy për të mirë”.

“Nëse mundohesh t’i shpjegosh zhvillimet politike me gjuhë korrekte, sot është e vështirë ta mbash këtë nivel. Nëse i stërpikë ato me të shara, atëherë mediat vrapojnë. Njerëzit e kanë kuptuar se sa më shumë që shajnë, aq më shume citohen”.

“Nuk e shoh korrekte sepse nuk duhet t’i hyjë atij muhabeti hiç. Ka shkuar në stërkeqje edhe atëherë kur Isa Mustafa është diagnostifikuar me COVID-19. Ka të bëjë me mentalitetin tonë. Tash po bëhet modë dhe s’po prish punë nëse dikush t’i thotë 100 të zeza, nuk ndëshkohet, madje shpërblehet me 400-500 llajka. Është mentalitet i stërkequr, nuk e kemi pasur këtë”.

“Nëse e kemi ndërtuar një mentalitet të shpjegimit të zhvillimeve politike në 20 vjetët e fundit – nëse e trajtojmë kështu se që 20 vjet vetëm është vjedhur dhe shkatërruar, tash të gjithë pushtetarët i trajtojmë si bashkëfajtorë që e kanë shkatërruar këtë vend. Kur e shikojmë kështu, diskualifikimi që ua bëjmë pushtetarëve është tradhti dhe kjo dënohet”.

“Nëse e kemi ndërtuar këtë qasje qe 20 vjet, nuk e kanë shtetet tjera. Ka të bëjë edhe me të drejtën zakonore, disa i qasen në mënyrë përjashtuese. E drejta zakonore shqiptare është margaritar i qytetërimit evropian, një nga ato është përmbajtja dhe mosofendimi. Nëpër oda nuk thuheshin këto fjalë sepse të shkonte koka”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.