Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku thotë se pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit

NULL NULL
03.03.2025 10:58
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se pas pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se u ka premtuar qytetarëve se nuk do të shihen vetëm në zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.

“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi Turneun e Falënderimit. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje”.

“Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

lajme të ngjashme