Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku thotë se Kurti funksionon me paranoja: S’di të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2022 22:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti funksionon me paranoja.

Ai, në Rubikon me Adriatik Kelmendi, renditi disa arsye që, sipas tij, qëndron ajo që deklaroi:

”Unë kam përshtypjen se këtu ka një paranojë të kryeministrit. Kur është anuluar projekti i gazit, ka qenë paranojë.

”Kështu funksionon Albin Kurti”.

”Qe një vit fondet e MCC nuk janë në gazifikim. Është gabim. Dhe kur kemi ardhur me këto propozime, reagimi i parë ka qenë, ju po i mbroni interesat e naftëtarëve”.

”Pra, është paranojë. Edhe Sunny Hill kur intervenoi nga qeveria, ishte paranojë. ‘Po fiton këtu dikush’. Pra, ky ka frikë prej fitimit, ky ka frikë prej bizneseve, ka frikë prej gazetarëve, prej mësuesve, çdo asociacioni të bizneseve, të gazetarëve e të sindikatave e kështu me radhë”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Pse të ketë frikë?

”Sepse s’di të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.