Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese – aq më pak ndaj zonjës Osmani

NULL NULL
02.03.2026 15:12

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk ka ende kandidat për president pa një marrëveshje politike.

“Nëse nuk kemi pasur marrëveshje politike, s’ka as kandidatë. Kandidati për president bëhet me konsensus, kështu ka qenë historia politike e Kosovës. S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte as vullnet për konsensus”,  tha Abdixhiku, raporton Klankosova.tv.

I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin, ai tha se nuk kanë qëndrime refuzuese ndaj askujt.

“Neve nuk na është propozuar asnëj emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, deklaroi Abdixhiku. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme