Abdixhiku: Proamerikanizmi nuk është koncept ku fshihen horrat e politikës NULL NULL 28.04.2023 00:32 28.04.2023 00:32 “Proamerikanizmi” ka shkaktuar shpeshherë debat të madh në skenën politike kosovare. Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ky nuk është një koncept ku duhet të fshihen horrat e politikës. “Nuk e kam kuptuar proamerikanizmin si koncept pas të cilit janë fshehur të gjithë horrat që i ka pasur skena politike ndonjëherë, prej të gjitha anëve”, tha Abdixhiku në T7. “Vjedh një tender atje thuj jam proamerikan, shite një distribucion thuaj jam pro-amerikan, fale një aset thuaj jam pro-amerikan. Nuk jam për këtë pro-amerikanizëm”, shtoi ai. Abdixhiku e shpjegoi se si e kupton ai këtë koncept. “Unë po flas për diçka tjetër. Unë po flas për importimin e vlerave amerikane në vend, që është vlera demokratike, të zhvillimit, që është ëndërr amerikane. Dhe po flas për sigurinë, që është bashkëpunimi me SHBA-në”, shtoi ai. I pari i LDK-së theksoi se e majta dhe e djathta nuk e ndajnë pro-amerikanizmi. Ai ka thënë se që të dyja këto koncepte politike zhvillohen edhe në SHBA. “E majta dhe e djathta nuk lidhen me pro-amerikanizëm, ato janë koncepte politike që po zhvillohen edhe në Amerikë”, theksoi numri një i LDK-së/ Klankosova.tv