Abdixhiku për Klan Kosova: VV-ja po tenton të blejë kohë, LDK nuk e ndryshon qëndrimin NULL NULL 04.11.2025 18:17 04.11.2025 18:17 Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas caktimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë. Ai në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, tha se me këtë hap LVV po tenton të blejë kohë. “Le të ndryshojë çka të duash, përmbajtja është e njëjtë. Kjo LDK është e qëndrimeve, e parimeve, e vërtetësisë me votuesit e vet dhe me qytetarët e vet. Pra, nuk është LDK-ja që i ndryshon qëndrimet sipas vendimeve të një partie (tjetër) politike”, deklaroi Abdixhiku për Klan Kosova.