Abdixhiku në Irzniq të Deçanit: Ndryshimi po vjen, në çdo fshat e qytet, po rritemi NULL NULL 22.01.2025 18:02 22.01.2025 18:02 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se është ndalur në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë. Ai u shpreh se ndryshimi po vjen dhe se në çdo fshat e qytet, siç u shpreh ai, po rriten e po forcohen, përcjell Klankosova.tv. “Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen”. “Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.