Abdixhiku liston premtimet, e quan programin e tij më transformuesin që ka pasur Kosova NULL NULL 11.11.2024 21:27 11.11.2024 21:27 Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin e tij politik gjatë një takimi në Prishtinë. “Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë. E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. Abdixhiku e quajti programin e tij më transformuesin që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e që, sipas tij, do të rigjenerojë ekonominë e vendit. “E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”. “NE BESOJMË NË KOSOVË!” “Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!” Abdixhiku i ka listuar premtimet e tij në postimin që ka bërë në Facebook: – 5% rritje ekonomike – 5 miliardë euro investime – 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit – Koeficient 150 – Pako Fiskale 2.0 – 0% TVSH për produkte bazike – 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare – Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit – 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë – 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë – Themelimi i Ministrisë së ICT-së – 120 milionë euro TECH FUND – 30 milionë euro për Parkun Teknologjik – Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT – 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.