ABBA sjell pesë këngë të reja më 2021, Covid-19 iu shtyn ribashkimin! NULL NULL 22.07.2020 11:02 22.07.2020 11:02 Grupi i njohur suedez i viteve ’70-ta, ABBA, do të lansojë pesë këngë të reja, ndërsa ribashkimi i tyre është shtyrë përsëri në vitin 2021. Katër anëtarët e grupit fillimisht pritej të lansonin dy këngë të reja këtë vit, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, janë detyruar të ndryshojnë planet, njofton Klan Kosova. Siç shkrujnë mediat e huaja, ABBA tashmë ka regjistruar pesë këngë të reja, por për shkak të vështirësive të situatës aktuale, ato pritet të ndahen me publikun në 2021-ën.