Abazoviq: Gjithçka gati për pritjen e delegacionit shqiptar, do të nënshkruajmë 11 marrëveshje NULL NULL 26.02.2023 23:50 26.02.2023 23:50 Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është gjithçka gati për ngjarjen me rëndësi rajonale G2G. Abazoviq tha se nesër do të pres delegacionin e Qeverisë së Shqipërisë, ku do të nënshkruajnë 11 marrëveshje, përcjell Klankosova.tv. “Gjithçka është gati për G2G, pa dyshim ngjarje me rëndësi rajonale. Nesër mirëpresim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre”, ka shkruar Abazoviq në Facebook. “Do nënshkruajmë 11 marrëveshje. Janë akredituar mbi 80 përfaqësues të mediave. Do të bëjmë çmos që të jemi më shumë se mikpritës të mirë dhe të dërgojmë një pamje të Malit të Zi ndryshe dhe modern me mbledhjën e përbashkët të dy qeverive në godinën e sapohapur të CANU-s”. “Po zhvillojmë një politikë të fqinjësisë së mirë dhe po dërgojmë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjilani nënshkruan dy memorandume me Islamic Relief Kosova për përkrahjen e fermerëve 23 minuta më parë
Kosova Hyseni ia prezanton ambasadorit të Turqisë "projektet zhvillimore për komunën" 32 minuta më parë