Aaron Sorkini po e sjell vazhdimin e “Social Network” NULL NULL 29.04.2024 21:45 29.04.2024 21:45 Regjisori Aaron Sorkin ka zbuluar që është rrugës për ta shkruar vazhdimin e filmit “Social Network”. Kësaj radhe, temë do të jenë trazirat e janarit të vitit 2021 ku mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ia mësynë ndërtesës së Capitolit. “Do të shkruaj për këtë. E fajësoj Facebookun për 6 janarin”, ka thënë Sorkini për The Town. “Duhet ta blini një biletë kinemaje”, ka vijuar ai kur është pyetur që të japë më shumë shpjegime.