Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK nderon Eliot Engel me portret për kontributin ndaj Kosovës

NULL NULL
24.04.2026 09:52

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, që nis në orën 10:00, i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

Para fillimit të seancës ka folur Besnik Tahiri, i cili theksoi se kjo seancë është iniciuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se figurën e Engel e kanë nderuar me një portret, kërkesë kjo poashtu e Haradinajt.

“E kemi porositur ne si grup parlamentar. Seanca është iniciuar nga Ramush Haradinaj, i cili ka pasur kontakt tash e tri dekada me Eliot Engel, dhe kemi dashur që këtë ditë ta shënojmë po ashtu edhe me një vepër artistike të piktorit Faton Kryeziu, i cili e ka realizuar këtë për dy ditë. Ka qenë kërkesë e kryetarit Haradinaj që ta kemi një portret”, tha Tahiri. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme