Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A u financua PD-ja nga Rusia? (VIDEO)

NULL NULL
14.09.2022 18:52

Gazetari i TvKlan Enkel Xhangoli, ka thënë se në Shqipëri është rikthyer përsëri debati pa i përket financimit të Partisë Demokratike nga Rusia, pasi një zyrtar i lartë amerikan e solli përsëri në vëmendje vetëm pasi një ditë më parë u publikua se 300 milionë euro nga Rusia ishin shpërndarë për parti politike në dhjetëra vende përfshirë këtu edhe PD-në, që dyshohet se ka marrë 500 mijë dollarë për lobim që janë përdorur nga Lulzim Basha, si kryetar i atëhershëm i kësaj partie.

“Basha lidhur me këtë çështje ka reaguar sot, ku ka mohuar kategorikisht se ka përdorur para ruse për  të financuar PD-në dhe gjithashtu ka kërkuar që çështja sa i përket këtij lobimi të rihapet nga drejtësia dhe të hetohet deri në fund nëse PD-ja ka lobuar me këto para ose jo. Basha është hetuar nga drejtësia shqiptare në lidhje me këtë fakt dhe drejtësia e ka mbyllur këtë çështje ku Basha u hetua për falsifikim të dokumenteve, por nga ana e Komisionit Qendror për Zgjedhje pati aludime se Basha nuk deklaroi qartësisht se si ishin marrë këto para që ai i përdori për lobim”, ka thënë Xhangoli në Info Magazinë.

PËr detaje të tjera ndiqeni intervistën e mëposhtme të Xhangolit.

lajme të ngjashme