Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A u diskutua mungesa në trupën e KQZ-së mes Radoniqit dhe Haxhiut? (VIDEO)

NULL NULL
29.04.2026 15:13

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi nuk diskutoi me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun lidhur me mungesën e një anëtari në KQZ si dhe për hetimet ndaj komisionerëve të komisionit mbi dyshimet për manipulime me vota.

Kështu deklaroi gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani gjatë një lidhjeje direkte në lajmet e orës 15:00, transmeton Klankosova.tv.

“Radoniqi u pyet nga gazetarët edhe për një mungesë që e ka në trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai tha që për një anëtar mangu për çka po përplasen PDK dhe VV, nëse i takon subjektit më të madh politik, ose PDK-së si e dyta, ai tha se nuk e ka diskutuar këtë me Haxhiun, por as çështje të tjera që lidhen me komisionerët nën hetim”, tha Tërshani. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme