A suspendohen policët që dje iu bashkuan Srpskas? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 25.08.2022 20:55 nga Qendresa Tershana 25.08.2022 20:55 Kulmi i tubimit të politikanëve në veri u shënua me duartrokitje e ngritje në këmbë. Kësaj atmosfere të mërkurën i kontribuuan edhe disa zyrtarë policorë të uniformuar, të cilët bashkë me të tjerët i dhanë përkrahje të plotë të presidentit serb Aleksander Vuçiq, në zgjidhjen e çështjeve më Kosovën. Pjesëmarrja e tyre, krah deputetëve të Listës Serbe, kryetarëve të katër komunave veriore e asamblistëve, po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës. Nga ky institucion i konfirmuan televizionit se për policët kanë nisur grumbullimin e informacioneve në përputhje me misionin ligjor që kanë.