A shkakton zbutësi rënien e flokëve? NULL NULL 25.10.2021 12:56 25.10.2021 12:56 Nuk mund të mohohet fakti që zbutësi i flokëve mund t’i bëjë fijet tona të duken të lëmuara dhe me shkëlqim, duke eliminuar menjëherë të gjitha kërcitjet. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se përdorimi i rregullt i tij mund t’i rëndojë ato. Sipas dermatologes Aanchal Panth, zbutësi nuk shkakon rënien e flokëve, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. “Zbutësi i flokëve nuk shkakton rënie të tyre. Duhet të aplikohet vetëm në dy të tretat e pjesës së poshtme të flokëve si dhe duhet të siguroheni që t’a shpërlani mirë”, tha ajo. Panth renditi arsyet pse zbutësi është i rëndësishëm për flokët tuaj: *Flokët bëhen më të buta. *Mbulon kutikulën. *Zvogëlon majat e ndara. *Mbron flokët nga mjetet e nxehta për rregullimin e tyre. *Rrit shkëlqimin. Tutje, ajo shton se nëse keni flokë të yndyrshëm dhe të hollë, bëni mirë që ta anashkaloni zbutësin, pasi flokët do t’iu duhen shumë të sheshta.