Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A po japin sinjale Joe Jonas dhe Sophie Turner për dasmë në Paris?

NULL NULL
24.06.2019 21:00

Parisi, Qyteti i Dashurisë dhe martesa?

29 vjeçari Joe Jonas dhe 23 vjeçarja Sophie Turner duket se kanë filluar të japin sinjale për dasmën e tyre të dytë.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre më 1 maj në Las Vegas, por kishin thënë se kanë planifikuar që ta kenë edhe një festë të dasmës në Francë në muajin qershor.

Ndonëse ata nuk e kanë konfirmuar saktësisht datën, çifti ka ngritur dyshime kur kanë filluar të postojnë fotografi romantike derisa po e eksploronin Qytetin e Dashurisë këtë vikend.

Jonas dhe Turner kanë shpërndarë fotografinë e njëjtë ku shihen duke u puthur para Kullës Eiffel.

View this post on Instagram

🇫🇷 me 😏

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas) on

Miqtë e çiftit kanë qenë të shpejtë duke komentuar poshtë fotografisë duke nxitur kështu edhe më shumë dyshime se dasma e tyre mund të ndodhë shumë shpejt.

Më vonë, ylli i “Game of Thrones” ka postuar një fotografi para pasqyrës ku shihet duke ‘fluturuar’ nga gëzimi derisa po bënte shopping në Paris.

“Duke shkëlqyer”, ka shkruar ajo në fotografinë që e ka shpërndarë në stary të Instagramit.

Këngëtari Jonas dhe aktorja Turner që janë fejuar në muajin tetor të vitit 2017 nuk kanë treguar akoma asnjë detaj për dasmën e tre, përpos që do të jetë një ceremony intime vetëm për familjarët dhe miqtë.

“Nuk ka të bëj me fustanin ose ushqimin në dasmë. Ka të bëjë me të qenit burrë dhe grua dhe dedikimin ndaj njëri-tjetrit përjetë”, kishte thënë Turner së fundmi.

 

 

 

lajme të ngjashme