A ndikojnë ushtrimet në çrregullimin e ciklit menstrual? NULL NULL 20.12.2021 05:48 20.12.2021 05:48 Shumica e grave përjetojnë sindromën para menstruale, dhimbje para dhe gjatë ciklit të tyre menstrual. Ato mbetën me mëdyshje se a duhet të ushtrojnë apo jo, gjatë ciklit të tyre. Por, se ushtrimet gjatë ciklit nuk janë të dëmshme dhe nuk ndikojnë në çrregullimin e tyre, e tha nutricionistja Nancy Dehra, Klankosova.tv “Nëse keni dhimbje të lehta, prapë mund të stërviteni. Për shkak të niveleve të larta të progesteronit para menstruacioneve, mund t’ju duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar”, u shpreh ajo. Nëse keni dhimbje shumë të mëdha, sipas saj stërvitjet duhet të jenë gjëja e fundit që e mendoni. Ajo gjithashtu tha se duhet t’i zgjidhni aktivitete më të lehta gjatë periodave për të vazhduar me rutinën tuaj.