A mund të trajtohet kanceri me çajin e gjelbër japonez? NULL NULL 31.08.2018 20:00 31.08.2018 20:00 Për një kohë të gjatë është njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, madje edhe për ndihmesën që jep në humbje të peshës. Tani çaji i gjelbër japonez (matcha) mund të përdoret edhe për trajtimin e kancerit, kjo sipas studimeve të realizuara së fundmi. Testimet në laborator kanë treguar se ky çaj mund t’i mbajë qelizat e kancerit “në gjumë”, duke ua ndërprerë furnizimin me energji. Hulumtuesit nga Universiteti Salford i kanë quajtur këto gjetje tejet të rëndësishme, përderisa shkencëtarët ende janë në kërkim të një kure për kancer.