Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mjaftojnë 225 psikologë për mijëra nxënës? (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2026 19:47

Në 24 komuna të Kosovës, për nxënësit ofrojnë ndihmë vetëm 225 psikologë.

Ndonëse ky numër nuk është aq i ulët, sipas drejtoreshës së Shoqatës së Psikologëve Shkollorë të Kosovës, Nora Ismaili – Shehu, më shumë duhet kontribuar në zhvillimin profesional të psikologëve, raporton Kiks Kosova.

Sipas një Udhëzimi Administrativ, një shërbyes profesional punësohet në institucione edukative arsimore nëse institucioni ka mbi 1 mijë nxënës. Por sipas Ismaili-Shehut, kjo do të duhej të ndryshonte sepse punën e psikologut shkollor nuk e përcakton numri i nxënësve, por dinamika e punës.

Një tjetër problematikë, sipas psikologes, është fakti që sipas udhëzimeve administrative, në shkollat e vendit duhet të punësohen vetëm psikologë shkollorë e jo drejtime të tjera.

Për herë të parë, psikologë shkollorë u punësuan tek në vitin 2007. E që nga atëherë, sipas Ismaili – Shehut, ka pasur përmirësime të dukshme në fushën e psikologjisë shkollore. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme