A keni ngrënë hudhër? – Kjo është mënyra si ta largoni erën e keqe të gojës NULL NULL 03.04.2023 08:31 03.04.2023 08:31 Ngrenia e hudhres Ngrënia e hudhrës ka përfitime të shumta për shëndetin tonë, por edhe një pasojë të pakëndshme – erën e keqe të gojës. Nëse po pyesni se si ta hiqni qafe atë, ne kemi një këshillë. Përtypja e çamçakëzit ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme për të hequr erën e hudhrës nga goja juaj. Është shumë më mirë të pini qumësht, i cili neutralizon aromën e tij falë përbërjeve të shumta që përmban. Një mënyrë tjetër e provuar për të hequr qafe erën e keqe të gojës është pirja e një pije të bërë nga përzierja e lëngut të freskët të limonit dhe mjaltit. Mjalti balancon shijen e thartë të limonit, ndërsa agrumet freskojnë frymëmarrjen, transmeton Klankosova.tv. Përfitimet e konsumimit të hudhrës Hudhra nuk është vetëm një përbërës magjik që u jep shije pjatave, por është gjithashtu e pasur me lëndë ushqyese, shkruan Index.hr. Kombinimi i lëndëve ushqyese është mbresëlënës, nga vitaminat C, B1 dhe B6 te kalciumi, mangani, kaliumi dhe seleniumi. Komponimet aktive në hudhra ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq, transmeton Klankosova.tv. Së bashku me vetitë e saj antibakteriale, konsumimi i suplementeve të hudhrës ose vetë hudhrës mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e ftohjes së zakonshme. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.