A janë martuar Cara Delevingne dhe Ashley Benson? NULL NULL 06.08.2019 19:00 06.08.2019 19:00 Supermodelja Cara Delevingne dhe aktorja Ashley Benson duket se e kanë dërguar lidhjen e tyre të dashurisë në një nivel tjetër. Sipas asaj që raportojnë shumë media, ato kanë kurorëzuar dashurinë e tyre “më herët gjatë këtij viti” në një ceremoni shumë sekrete në Las Vegas. Mediat kanë raportuar se Delevingne dhe Benson janë martuar në kishëzën e famshme Little Vegas ku janë shpallur “grua dhe grua”. Në vend të dasmës tradicionale ku nusja vesh fustan të bardhë, nuset kanë zgjedhur ta bëjnë të kundërtën – ato janë veshur me ngjyrë të zezë. Pasi ka përfunduar kjo ngjarje, çifti është larguar me një Cadillac ngjyrë rozë. Por, duket se kjo ceremoni e dasmës që u zhvillua larg syrit të mediave dhe publikut, nuk ishte edhe aq sekrete. Sipas tabloidit britanik “Sunday Sun” të pranishme kanë qenë edhe Charlize Theron, Sophie Turner dhe Jonas Brothers. Pronari i kishëzës ku vajzat janë martuar, Michael Kelly, ka thënë se ato ishin shumë të lumtura. “Ato ishin shumë të dhëna pas njëra-tjetrës dhe kishin buzëqeshje tepër të mëdha në fytyrën e tyre. Mund ta shihje lirisht se ato e kishin shumë seriozisht punën e dasmës dhe ishin duke u argëtuar jashtëzakonisht shumë në këtë ceremoni. Ato donin një dasmë të qetë dhe të thjeshtë”, ka thënë ai. Delevingne dhe Benson kanë nisur lidhjen e dashurisë në muajin qershor të vitit 2018, por e kanë konfirmuar atë tek në muajin qershor të vitit 2019.