A janë haram apo hallall kurbanët e kontrabanduar? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.07.2022 20:19 nga Flamur Gajtani 07.07.2022 20:19 Therja kurbanëve për festën e Bajramit duhet të bëhet brenda katër ditësh, nisur nga falja e namazit të Kurban Bajramit. Por pasi Kosova nuk ka kapacitete për rritjen e një numri të madh të gjedheve, edhe sivjet Bashkësia Islame kurbanet do t`i ther jashtë vendit, konkretisht në Hungari e Maqedoni të Veriut. Nga sasia e përgjithshme, 30 për qind e mishit do shpërndahet tek medresetë e 70 tek nevojtarët. Policia e Kosovës u vu në aksion të kontrabanduesve të kafshëve që të mërkurën hasi në dy raste të tilla në Viti. Një veprim i tillë sipas Bashkësisë Islame të Kosovës është haram. Për ta evituar këtë, një organizatë që me kurbana ushqen 3 mijë e 500 raste sociale, e 1 mijë e 500 jetimë, ka kushte kur përzgjedh gjedhet si kërkesa për dokumentacion të prejardhjes së kafshëve. E një besimtar që pagoi pesë kurbanë për familjen, manipulimet thotë se janë mëkat i atij që e bënë. Pagesa mund të bëhet nëpër këshillat lokal të BIK-ut, ndërsa çmimi prej 140 eurosh u tha se është më i liri në rajon.