A i tuboi Haga partitë politike? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 01.04.2023 20:24 nga Qendresa Tershana 01.04.2023 20:24 Të shtunën e patën ditën e fundit për thirrje. Që ajo të arrijë të sa më shumë qytetar, dy organizatorët e marshit për drejtësi, Eliza Hoxha e Ismail Tasholli thirrën mediat në konferencë. Por, veç thirrjes për bashkim, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga e hëna do të nisin gjykimin në Hagë, pati edhe jo pak falënderime për ata i janë bashkuar kësaj nisme. Këto falënderime mbase nuk ishin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të paktën publikisht ende nuk e ka mbështetur këtë organizim. Megjithatë, edhe këta u ftuan të marshojnë. Derisa, për Lëvizjen Vetëvendosje që në shkrimin ku ftuan qytetarët për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, përmendën me emër vetëm ish-deputetin e tyre që gjendet në Hagë, Hoxha tha se edhe një emër është arsye për të marshuar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.