Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A i ka humbur ndonjërit krokodili?

NULL NULL
27.12.2017 10:02

Policia australiane po kërkon pronarin e një krokodili të vogël që po endej në rrugët e Melburnit në ditën e Krishtlindjeve.

Banorët po bënin një shëtije në mbrëmje kur u përballën me krokodilin jashtë një biznesi periferik, transmeton Klan Kosova.

Policia tha se fillimisht ishin skeptikë dhe shkuan në vendin e ngjarjes duke pritur të gjejnë një hardhucë të madhe. Në vend të kësaj gjetën një krokodil që po qëndronte i qetë në një rrugë këmbësorësh.

Krokodili u përpoq të largohej nëpër shkurre, por u kap nga bishti dhe tani është në kujdesin e autoriteteve shtetërore të kafshëve të egra.

Pronarët e kafshëve shtëpiake në Victoria lejohet të mbajnë krokodilë deri në 2.5 metra gjatësi, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme