A është ndaluar dinari?, tregojnë nga BQK-ja NULL NULL 11.02.2024 12:50 11.02.2024 12:50 Lista Serbe pretendon se rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga vendimi për dinarin Përdorimi i dinarit serb, është një nga temat kryesore që po diskutohet tash e disa ditë në vend. Rregullorja e re e Bankës Qendrore, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e njeh si valutë të vetme të pagesave Euron. E kjo ka ngjallur reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai serb. Faktori ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi. A është ndaluar dinari në Kosovë? BQK-ja rreth kësaj çështje ka publikuar të premten një video e cila jep përgjigjen rreth shumë pyetjeve me interes. Ky institucion tregon se dinari nuk është i ndaluar në Kosovë. “Jo. Dinari si çdo valutë tjetër jo-euro (dollari, funta, frangu etj) lejohet të posedohet dhe ruhet si vlerë (kursime fizike, kursime në llogari, konvertim në institucione financiare. Pra, dinari NUK është i ndaluar”, shpjegon Banka Qendrore në videon e publikuar transmeton Klankosova.tv Videon e plotë mund ta gjeni KËTU