A e ndaloi Albin Kurti dinarin? (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 20:38 30.12.2024 20:38 Dinari qarkullon lirshëm, u kryen blerje e madje nga euro në dinarë KIKS Kosova me lehtësi e bëri konvertimin në Manastirin e Graçanicës. Pasi ekipi i KIKS-it misionin e parë e kreu me sukses, pra konvertimin e euros në dinarë, atëherë radha është që tani të shohim a po qarkullon kjo kartëmonedhë, transmeton klankosova.tv. Stacioni ynë i parë ishte kjo barnatore. Terren i njëjtë pa u dalluar fare nga situate po del të jetë edhe në pjesën veriore të vendit ku KIKS Kosova u ndal në Mitrovicë të Veriut. Aty fillimisht i konvertuam eurot në dinarë. Meqë kjo shumë e vogël e parave që patëm për t’i kthyer në dinarë serbë nuk ke problem, ekipi i KIKS-it u vu në kërkim të sic na tha edhe punëtori i marketit “dillerave”, apo atyre që merren me konvertimin e dinarëve me shumicë, normalisht këtë gjë ata e bëjnë ilegale. Pasi më herët u bë konvertimi, radha ishte që t’i kërkonim kupon fiskal punëtores së marketit pas blerjes, normalisht kupon në dinarë. Mirëpo, kupon nuk pranuam as në dinarë e as në euro. Thjeshtë një letër kompjuteri me emrin e produktit. Në anën tjetër, vetëm 50 metra larg nga dritarja, ku kreu i Leposaviqit Lulzim Hetemi vëzhgonte për muaj të tërë situatën në komunën e tij, komuniteti serb atje krejt qetësisht zhvillohen veprimtari ilegale. KIKS Kosova vendosi të blejë diçka në një librari afër Komunës së Leposaviqit. Pa e ditur që po fliste më gazetarët, shitësja shprehet se rrallë herë u del problem me inspeksionin, ngase po shisnin produktet e tyre me kartëmonedha serbe. Mitrovica e Veriut, Graçanica e Leposaviqi duket se ende nuk kanë marrë masat e duhura sa I përket ndalimit të qarkullimit të dinarit serb, i cili vendim u mor në shkurt të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.