A e ka aktivizuar prapë Kiks Kosova Policinë e Kosovës? (VIDEO) NULL NULL 28.12.2021 23:00 28.12.2021 23:00 Pas transmetimit të emisionit që trajtoi fenomenin e lëmoshëkërkuesve, përveç shikuesve të Kiksit, këto kronika duket se ranë edhe në syrin e policisë. Kjo e fundit, një ditë më pas, reagoi duke arrestuar një 39-vjeçar me inicialet B.S. në Prishtinë, i cili detyronte fëmijë të shumtë të dilnin dhe kërkonin lëmoshë. Këtij, përveç parave, iu gjetën me vete edhe një armë e ftohtë (thikë) dhe substancë narkotike (3.40 gr.).