A e dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën? NULL NULL 16.02.2018 22:25 16.02.2018 22:25 Sipas studimeve të reja, një banane përditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. E pasur me kalium, bananet mund të pengojnë bllokimet fatale dhe ngushtimin e arterieve. Studiuesit në Universitetin e Alabamës zbuluan efektet pasi analizuan minjtë që rrezikonin sëmundje zemre, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Ata u ushqyen me nivele të ulëta, të mesme apo të larta kaliumi, dhe rezultatet treguan se arteriet e atyre që u ushqyen me nivele të ulëta u ngushtuan më shumë. E kundërta ndodhi me ato që morën sasi të mëdha kaliumi. Mendohet se minerali jetik pengon sulmet në zemër dhe goditjet në tru tek njerëzit.