A duhet të fleni në shpinë? NULL NULL 11.01.2024 22:18 11.01.2024 22:18 Shumë njerëz preferojnë që të flenë në shpinë dhe kjo sipas ekspertëve shëndetësorë e mbanë kurrizore në linjë, redukton dhimbjen e kokës si dhe parandalon rrudhat dhe acarimin në fytyrë. Ata thonë se fjetja në shpinë mund të përmirësojë edhe frymëmarrjen dhe të reduktojë stresin e të përmirësojë humorin. Gjumi në shpinë sipas ekspertëve konsiderohet edhe si më i ‘pastër’, sepse sipas tyre, produktet e vendosura në fytyrë, nuk e prekun jastëkun. Gjithashtu, fjetja në këtë pozicion ndihmon që ta mbani qafën drejtë, pra rrjedhimisht edhe të parandaloni dhimbjen e qafës.