A do të ndryshonin prindërit ADN-në e fëmijëve për t’i bërë më atraktiv e më të mençur? NULL NULL 15.10.2018 10:00 15.10.2018 10:00 Sipas një studimi të realizuar së fundmi në Britani, një në dhjetë persona do të përdornin teknikën e editimit të gjeneve për t’i bërë fëmijët e tyre më atraktiv dhe më të mençur. Këto rezultate interesante janë marrë pas një anketimi të realizuar nga YouGov me rreth 5 mijë britanikë, në lidhje me pikëpamjet e tyre për editimin e gjeneve. Më shumë se një në dhjetë persona kanë deklaruar se janë pro ndryshimit të ADN-së, në qoftë se kjo i bën fëmijët e tyre më inteligjent. Ndërsa 8% prej të anketuarve kanë thënë se do të modifikonin gjenet në qoftë se kjo nënkupton përmirësimin e dukjes së fëmijëve të tyre. Kjo teknikë ka potencialin që të ulë, madje edhe të eliminojë, problemet gjenetike siç mund të jetë fibroza cistike apo sëmundja Huntington.