Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ta votojë opozita Osmanin për presidente? Flasin opinionistët në Rubikon (VIDEO)

NULL NULL
06.01.2026 21:33

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, opinionistët diskutuan nëse Vjosa Osmani duhet të votohet për presidente.

Labinot Balaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka rritur shpresat se posti i presidentes nuk do të sjellë zgjedhje të reja.

“Rezultati i 28 dhjetorit, më bën me besu që partitë opozitare e tejkalojnë vetëveten dhe mobilizohen me votu presidenten”, tha Balaj.

Ndërkohë, opinionisti Vehbi Kajtazi tha se dalja e Vjosa Osmanit në “treg të lirë politik” shkon në dëm të LDK-së, parti e cila tash për tash, sipas tij, është në krizë të lidershipit.

“Skena politike prej shumë vjetësh është çoroditur, dhe ka ndasi që vazhdojnë të thellohen. Ajo që dihet është që vendi kurrë nuk ka shku në zgjedhje për shkak të presidentit, dhe ajo që dihet është se kurrë VV nuk ka votuar për president”, tha Kajtazi.

Derisa, opinionisti Avni Arifi deklaroi se numri prej 50 për qind i votave duhet të respektohet nga opozita, por jo të dorëzohen dhe të shndërrohen në makineri votuese.

“Osmani ka qenë presidente, me Kushtetutë, presidenti është unifikues. Presidentë unifikues kanë qenë Atifete Jahjaga dhe Fatmir Sejdiu. Thaçi edhe me pasë dashtë s’ka mujt se ka qenë i ngjyrosur shumë. Vjosa Osmanin e kanë pas si notere të Kurtit”, tha Arifi.

Ndiqni më poshtë deklarimet e tyre:

 

lajme të ngjashme