A do ta rrëzojë mazhoranca dekretin e Metës për Teatrin - flet Ruçi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ta rrëzojë mazhoranca dekretin e Metës për Teatrin – flet Ruçi

NULL NULL
04/09/2018

Në një kohë kur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu sërish në Kuvend dekretin për shembjen e Teatrit Kombëtar, e gjithë vëmendja qëndron tek fakti se cila do të jetë lëvizja e radhës nga maxhoranca.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi komentoi edhe vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve për të shtyrë afatin për marrjen e vendimit për dekretin në 20 shtator.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për shtyrje, por për një hap normal që nevojitet për të bërë shqyrtimet e sakta. Mes të tjerash kryeparlamentari nuk dha asnjë koment rreth faktit nëse maxhoranca do të votojë dekretin, apo do ta shtyjë për një tjetër datë.

“E kam dëgjuar dje në të gjitha lajmet që Konferenca e Kryetarëve shtyhu vendimin. Nuk do ta mendoja kështu. Konferenca e Kryetarëve ndaj u mblodh. Ndaj mblidhet që të bëjë programin dhe kalendarin e punimeve. Stafi i Kuvendit, me mua në krye, përgatiti draft-programim. Në projektin e paraqitur ishte data 13. Me kërkese të komisioneve të parlamentit u kërkua 1 javë kohë. Kjo nuk është shtyrje, por përgjegjshmëri për të shqyrtuar më shumë vëmendje dhe interes ashtu dhe për të studiuar dhe implementuar sugjerimet që ka bërë institucioni ashtu sikuse ju keni dëgjuar se për këtë çështje ka impenjimin edhe nga KE. Ndaj u desh edhe një javë kohë. Pyetjen nëse maxhoranca do ta miratojë apo jo dekretin, do ta rrëzoja. Nuk jam këtu si përfaqësues i maxhorancës po i Kuvendit. Duhet të më kurseni këto pyete që mi keni bërë edhe herë tjetër. Përfaqësoj maxhorancën, por jam kryetrar i Kuvendit. Le të presim lidhur me interesimin e pyetjes tuaj për datën përkatëse se kur do të miratohet vendimi”, tha Ruçi.