A do ta bëjë VV-ja qeverinë pa koalicion? – Faton Peci sot në “DPT te Fidani” në Klan Kosova NULL NULL 06.01.2026 15:37 06.01.2026 15:37 Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Faton Peci, kryetar i Mitrovicës së Jugut. Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë rezultati që prodhuar zgjedhjet e 28 dhjetorit. Gjithashtu, me Pecin do të flasim edhe për formimin e institucioneve të reja, koalicionet e mundshme paszgjedhore si dhe për çështjen e presidentit. A do ta bëjë VV-ja qeverinë pa koalicion? A do të hyjë VV-ja në koalicion me ndonjërën nga partitë për formimin e qeverisë? Si do ta zgjidhë VV-ja çështjen e presidentit? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.