Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ketë minuta për Rrahmanin dhe Zhegrovën? – flet Foda

NULL NULL
10.11.2025 14:57
Trajneri i Kosovës, Franco Foda

Trajneri i Kosovës Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe më 18 nëntor kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Foda u pyet rreth rikthimit të Amir Rrahmanit dhe gjithashtu rreth aktivizimit apo jo të tij dhe Edon Zhegrovës në këto dy ndeshje.

“Sa i përket Amir Rrahmanit, ai ka pasur një pauzë dy mujore, tani është rikthyer. Në javën e kaluar ka luajtur tri ndeshje. Të shohim se si do të përshtatet në ekip. Sa i përket Zhegrovës, ai po fiton minuta te Juventusi. Kjo për neve është shumë me rëndësi. Neve na duhet të jetë 100% i gatshëm. Kemi shumë lojtarë në dispozicion. Do të shohim t’i sigurojmë minuta më shumë Edonit sesa në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Foda në konferencë transmeton Klankosova.tv.

Kualifikimi për botëror, Foda: Gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit (VIDEO)

lajme të ngjashme