Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmuesi i myslimanëve në Zelandë të Re – i obsesionuar me “Supremacinë e Bardhë”

NULL NULL
15.03.2019 10:17

Raportohet se njëri nga të dyshuarit për sulmet e kryera në Zelandë të Re, ishte vetë-përshkruar si person që është i obsesionuar me Supremacinë e Bardhë.

Një dosje të cilën e kishte publikuar vetë i dyshuari në rrjetet sociale, përmbante tekste kundër fesë Islame, shkruan The Sydney Morning Herald, transmeton Klan Kosova.

28 vjeçari Brenton Tarrant është identifikuar nga autoritetet e sigurisë si i dyshuari që ka hapur zjarr mbi disa besimtarë që ndodheshin brenda xhamisë.

Policia ka hulumtuar në llogarinë e tij të Facebook-ut ku ka arrit ta gjejë një dokument prej 74 faqeve, në të cilin kundërshtohej ideja e multikulturalizmit për shkak se kjo gjë, sipas tij, ndikonte në “prishjen e kulturës europiane”.

“Origjina e gjuhës sime është europiane, kultura ime është europiane, bindjet e mia politike janë europiane, besimet e mia filozofike janë europiane, identiteti im është europian dhe më e rëndësishmja, gjaku im është europian”, shkruante në dosje.

Ai gjithashtu në këtë dokument kishte përfshirë edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe si, p.sh., Millosh Obiliq, i cili në historinë serbe është i njohur për luftën kundër Perandorisë Osmane në Betejën e Kosovës të vitit 1389.

Tarrant nuk kishte kursyer lëvdatat e tij për vrasjet që Obiliqi kishte kryer ndaj otomanëve myslimanë që në atë kohë konsideroheshin si superfuqi botërore.

klankosova.tv

lajme të ngjashme