Klan Kosova sjell “Le të flasim”, nxënësit diskutojnë për ambientin me Uta Ibrahimin (VIDEO) NULL NULL 10.03.2019 21:28 10.03.2019 21:28 Klan Kosova në bashkëpunim me Industria Film dhe KULTIND sjellin projektin më të ri “Le të flasim”. Emisioni i ri u dedikohet më të vegjëlve, me të cilët do të diskutohet për tema të ndryshme. Këtu do të adresohen çështje të ndryshme duke u nisur nga profesionet e preferuara të fëmijëve, ndryshimet që duan t’i kenë në shkolla, problemet me të cilat ballafaqohen shkollarët, leximi, argëtimi e shumë të tjera. Episodi i parë vjen me mysafiren Uta Ibrahimi, e cila diskutoi me nxënësit e shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë lidhur me ambientin dhe mbrojtjen e tij.