Paris Jackson beson në pafajësinë e babait NULL NULL 06.03.2019 21:00 06.03.2019 21:00 Paris Jackson nuk është lëkundur nga akuzat e ngritura kundër babait të saj në “Leaving Neverland” – dhe beson fuqimisht se Michael Jackson nuk ishte një ngacmuesh fëmijësh. Burime të afërta me Parisin tregojnë për TMZ, se ajo nuk e ka parë dokumentarin e ri eksploziv. Gjithashtu ndryshe nga ajo që është raportuar, asaj nuk i është ofruar mundësia ta shohë dokumentarin para publikimit. Siç duket Paris nuk është shqetësuar nga dëshmitë e detajuara të Wade Robson dhe James Safechuck, që pretendojnë se ishin ngacmuar seksualisht nga Michael Jackson. Reagimet lidhur me dokumentarin kanë qenë të përziera, ku shumë fansat e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta mbështesin yllin e pop muzikës, përderisa të tjerë kanë shprehur neveri ndaj tij. Familja Jackson vazhdimisht ka mohuar akuzat dha kanë shprehur nervozizëm për dokumentarin.